Jesse Lingard u rikthye te Manchester United pas një huazimi mjaft të suksesshën te West Ham, megjithatë te “djajtë e kuq” nuk po gjen hapësira, pasi trajneri Solskjaer nuk i beson dhe e aktivizon me pikatore.
Pikërisht për këtë arsye sulmuesi 28-vjeçar ka refuzuar të rinovojë kontratën me Manchester United dhe tashmë drejtuesve të “djajve të kuq” nuk u mbetet gjë tjetër veçse ta shesin që në janar për të mos e humbur me parametra zero në verën e ardhshme.
Aktualisht për futbollistin kanë shfaqur interes West Ham dhe Everton, me këta të fundit që kanë avancuar ndjeshëm në negociata dhe mund të mbyllin marrëveshjen në javët e ardhshme.