Fillon ndeshja mes Leicester Cityt e Arsenal

Futboll

Fillon ndeshja mes Leicester Cityt e Arsenal

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Ka filluar pjesa e parë në derbin mes Leicester Cityt e Arsenal, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 10 të Premier Ligës angleze.

Në këtë ndeshje, të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në xhiron e fundit, ku Arsenali e mposhti me rezultat 3:1 Aston Villan, kurse Leicester regjistroi fitore me rezultat 2:1 kundër Brentford.

Ndërkaq, ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shkurt të këtij viti, ku asokohe Arsenali mposhti Leicester me rezultat 3:1.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndanë një vend në tabelë, ku “Dhelprat” pozicionohen në vendin e nëntë me 14 pikë, aq sa kanë edhe “Topçinjtë” në vendin e 10.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat