Inter në ankth

Futboll

Inter në ankth

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 15:23
Marcelo Brozoviç

Inter dhe Marcelo Brozoviç ende nuk po ulen të diskutojnë shifrat e rinovimit.

Babai i kroatit dhe avokati i tyre nuk po ulen të bisedojnë rreth rinovimit të kontratës së mesfushorit sepse PSG është shfaqur në horizont.

Brozoviç momentalisht është një ndër mesfushorët më të mirë të Seria A dhe për Interin do të ishte një humbje e madhe largimi i tij.

Babai i tij bashkë me avokatin po vonojnë takimin sepse është bërë e ditur se klubi francez ka interes për kroatin e Inter-it.
Sipas “LaGazzettadelloSport”, Një takim me shumë mundësi do të vijë pas ndeshjes me Sheriff në ligën e kampionëve.

Inter është në ankth sepse nëse Brozoviç nuk do të rinovonte, atëherë ai do të dilte në merkato me parametra zero.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat