Stadiumi i ri i Milanit dhe Interit

Futboll

Stadiumi i ri i Milanit dhe Interit

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 19:53
Stadiumi i ri i Milanit dhe Interit

Drita jeshile për projektin e ri të stadiumit San Siro. Interi, Milani dhe Bashkia kanë gjetur marrëveshje për ndërtimin e shtëpisë së re të futbollit milanez. Siç raportohet në edicionin e sotëm të Gazzetta dello Sport, Populous dhe Manica-Sportium do të ishin në garë për të fituar garën për ndërtimin e super impiantit të ri qe do te kushtoje 1.2 miliarde euro (nga 600 mln euro per koke klubet)

Projekti i parë, i quajtur “Katedralja”, megjithatë do të kishte një avantazh.

Në idenë e stilistëve Populous, që krijuan stadiumin e Tottenhamit, është ajo e rikujtimit të elementeve ikonë të Milanos si Duomo dhe Galleria Vittorio Emanuele II.

Punimet e tij priten te nisin ndoshta ne fund te vitit te ardhshem dhe mbase fundi do te jete viti 2027 duke ditur se Olimpiada e Milanos do te hapet ne “San Siro”-n e rikonstruktuar ne 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat