Gjiganti spanjoll pritet ta mbajë akoma në ekip futbollistin francez.
Ousmane Dembele tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që i skadon deri në qershor të vitit 2022.
Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet lidhur me zgjatjen e marrëveshjes dhe duket se një gjë e tillë është afër të ndodhë.
Sipas gazetës ‘Sport’, ‘Blaugranët’ kanë gati kontratën e re çër Demebelen duke e mbajtur në “Camp Nou” edhe për shumë vite tjera.
Sulmuesi ka interesim nga shumë skuadra të mëdha evropiane, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në Spanjë.
Francezi, sapo është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të jetë ndihmesë e madhë për klubin në repartin e sulmit.