Përpos rezultateve në fushën e lojës, situata duket shqetësuese edhe jashtë saj te Barcelona.
Problemet nuk kanë fund për klubin katalanas këtë sezon. Kur Ansu Fati pësoi një dëmtim ndeshjen e sotme kundër Selta Vigos, trajneri i përkohshëm hodhi menjëherë sytë drejt Kutinjos për ta zëvendësuar.
Por duket se zgjedhja e trajnerit nuk i ka pëlqyer brazilianit. Blerja më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës është kthyer në qendër të vëmendjes, teksa e merr me përtesën më të madhe kërkesën e Barjuanit.
Mediat në Spanjë bënë me dije se Kutinjo nuk dëshironte të hynte në fushë dhe trajnerit nuk i pëlqeu aspak qendrimi i mbajtur prej sulmuesit. Për këtë arsye menjëherë pas fillmit të pjesës së dytë ishte Alehandro Balde ai që zuri vendin e Ansu Fatit.