Ancelotti i jep fund dilemave

Futboll

Ancelotti i jep fund dilemave

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:49
Ancelotti i jep fund dilemave

Carlo Ancelotti e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të drejtuar një kombëtare në të ardhmen, por është akoma herët.

Trajneri i Real Madrid, gjatë një bisede me Faustino Asprilla për ESPN, flet hapur rreth kësaj teme.

“Për momentin unë preferoj të punoj me klube, pasi më pëlqen shumë puna e përditshme në fushë.

Nëse më vjen një ofertë? Do mendohesha, por momentalisht do e refuzoja”, u shpreh 62-vjeçari, emri i të cilit lidhet me pasuesin e Roberto Mancinit te kombëtarja italiane në të ardhmen.

Më pas një koment për James Rodriguez, me të cilin ka një lidhje të veçantë. Me kolumbianin ka punuar te Reali dhe Evertoni.

Fantazisti 30-vjeçar firmosi më 22 shtator me Al Rayyan në Katar, duke u larguar nga futbolli europian pas 11 viteve.

“Nuk mund ta them nëse bëri veprimin e duhur me transferimin në Katar, por unë mendoj se rëndësi ka që ai të luajë rregullisht dhe të shfaqë kualitetin që zotëron”, theksoi Ancelotti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat