“A jam i lumtur për golin e Di Lorenzos sonte?
Nuk është goli i parë, që ai shënon.
Më vjen keq që gjithmonë po gabojmë nga pika e bardhë përmes atyre që nuk janë për të gjuajtur penallti”.
Kështu u shpreh presidenti i Napolit, De Laurentiis, pas barazimit 1-1 mes Italisë dhe Zvicrës në “Olimpico” të Romës.
Më tej, presidenti i Napolit vazhdoi: “Nëse Insigne do të kishte qëndruar në fushë, a duhej ta kishte goditur ai penalltinë? Me siguri do të kishte qenë më mirë”.