I riu nga Vushtrria, Endrit Mehmeti, është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij në Finland, HJK Helsinki.
Qysh në sezonin e tij të parë në Superligën Finlandeze të Juniorëve, Mehmeti ka arritur që të realizojë 22 gola dhe të zgjidhet golashënuesi më i mirë i ligës.
Në një prononcim për Gazetën ‘Sheshi’, sulmuesi ka deklaruar se do ta pranonte pa asnjë hezitim një ftesë nga Kosova.
“Aktualisht jam shumë i fokusuar me klubin tim këtu në Finland, por pa asnjë hezitim do ta pranoja ftesën nga Kosova, vendi ku edhe jam rritur’, tha ai.
Tutje, ai theksoi se ka pasur fatin të luajë nën drejtimin e trajnerit Michael Forssell, gjë për të cilën ndjehet shumë krenar.
‘Jam shumë i lumtur që jam zgjedhur golashënuesi më i mirë, kjo erdhi edhe si rezultat i punës me legjendën e futbollit, Michael Forssel, me të cilin kam pasur fat të punoj’, deklaroi ai.
Mehmeti në të kaluarën kishe luajtur në ekipin e të rinjve të “KF Vushtrrisë” dhe më pas edhe te ‘Trepçës 89’.