Kroacisë i mjaftoi sot një autogol për të mundur Rusinë e për të siguruar një vend në Botërorin 2022 në Katar dhe për këtë ka meritë padyshim edhe trajneri Zlatko Daliç.
Pasi përjetoi një eksod të mirëfilltë nga përfaqësuesja pas Botërorit e sidomos Europianit të fundit, Daliç u desh të rindërtonte skuadrën me emra të rinj.
Pavarësisht një starti të dobët të kualifikueseve, ia doli të nxirrte ekipin në pah në momentin e duhur.
Ndaj në momentin e vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes, kur në fushë dhe në tribuna po fillonte festa për kualifikimin e kroatëve, Daliç nuk i mbajti dot lotët në pankinë.
Ai u filmua nga kamerat teksa qante me dënesë e më pas përqafohej me pjesëtarët e stafit të tij teknik.