Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore me rezultat 10:0 ndaj modestëve të San Marinos.
Vendasit nuk kishin takat t’i bëjnë ballë lojës së anglezëve.
Futbollisti Harry Kane është shënues i katërfishtë.
Golat i realizuan Maguire (6'), Fabri (15'-autogol), Kane (27', 32', 39'-nga penalltia, 42'), Smith Rowe (58'), Mings 69'), Abragam (79'), Saka (80’).
Anglia përfundon në vend të parë me 26 pikë e San Marino në fund me 0 pikë në Grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.