“Infantino? Ai thotë se marrëdhëniet me agjentët duhet të rregullohen, por nuk po bën asgjë.
"Rregullat e FIFA-s janë të turpshme, nuk ka dialog me ne”. Këto janë fjalët e Mino Raiola-s në margjinat e Asamblesë së IAFA-s (Shoqatës Italiane të Agjentëve të Futbollit) në Romë.
Menaxheri i shumë yjeve të futbollit botëror, si Haland, Donnarumma dhe Ibrahimoviç, sulmoi ashpër presidentin e FIFA-s:
“Ne duam një sistem të ri, jemi i vetmi vend së bashku me Francën që e kemi rregulluar profesionin me një ligj shtetëror. FIFA vetëm thotë budallallëqe për ne, nuk e kam dëgjuar kurrë të thotë ndonjë gjë inteligjente. Për të qenë pjesë e saj duhet të jesh injorant nga natyra.
Dua t’i lë futbollit një model të ri, ku ne marrim pjesë për ta krijuar atë”.