Joaquin Sanchez njofton tërheqjen nga futbolli i luajtur. Kapiteni historik i Betisit deklaroi për programin “El Hormiguero” se ky do të jetë sezoni i tij i fundit si futbollist: “E di që do të më mungojë futbolli, por në moshën 40-vjeçare është koha të ndalem. Nuk do të luaj më futboll.”
Joaquin është formuar si futbollist në akademinë e Betisit dhe për shumë vite ka qenë pikë referimi në këtë skuadër. Nga viti 2005 deri më 2011-ën ka luajtur për Valencian si dhe ka veshur fanellat e Malagas dhe Fiorentinës.
40-vjeçari e ka planifikuar të ardhmen në televizion, si prezantues i programit të ri të në Antena 3 “Joaquin, el novato”:
“Do të jetë një program shumë argëtues, me humor dhe të qeshura. Së shpejti do ta lë futbollin, por gjithsesi dua të vazhdoj të mësoj profesione të reja”.