Gjatë prezantimit të librit të ekspertit të njohur të merkatos Gianluca Di Marzio, Adriano Galliani, drejtuesi i Monza-s, ka zbuluar një prapaskenë për Sky Sport 24.
Një prapaskenë që ka patur lidhje me Shevchenko-n, i ci li do të debutojë mbrëmjen e sotme si trajner i Genoa-s kundër Roma-s së Mourinho-s.
“Sezonin e kaluar na ka munguar vetëm një gol për Serinë A. Me një fitore më shumë do t’ia kishim dalë, por do të provojmë përsëri këtë vit”, ka thënë Galliani.
SHEVA – “Shevchenko ka treguar se është i aftë duke udhëhequr Ukrainën në çerekfinalet e Europianit. Nuk ka drejtuar akoma një klub, por unë kisha menduar t’i ofroja stolin e Monza-s”, ka zbuluar ish-drejtuesi i Milan-it.