Rikthehet te fitorja Leicester City, që triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Watfordit të Claudio Ranierit.
Maddison ishte protagonist absolut në këtë takim, pasi shënoi golin e parë dhe asistoi dy të tjerët, të cilët u shënuan nga Jammie Vardy, ndërsa goli i katërt pati për autor Lookman.
Në sfidën tjetër këtë pasdite, Brentford mposhti Evertonin me rezultatin minimal 1-0, ndërsa përballja mes Burnleyt dhe Tottenhamit nuk u luajt për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, që kishin mbuluar fushën e blertë.
Leincester City është në vend të 9-të me 18 pikë e Watford në të 16-tin me 13.