Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në prag të Klassiker kundër Borussia Dortmund, trajneri i Bayern, Julian Nagelsmann, ka folur për Topin e Artë të fituar nga Leo Messi.
“Nuk është i mërzitur, edhe pse mendoj se duhet të jetë pak i lënduar. Mendoj se e ka merituar trofeun. Por është një profesionist i jashtëzakonshëm”, ka thënë trajneri i bavarezëve.
“Besoj se do të fitojë energji nga kjo situatë dhe do të shënojë shumë gola të tjerë.
Do të jetë akoma e mundur për të që të fitojë Topin e Artë. Është e rëndësishme që ky zhgënjim të kthehet në energji”