Mesfushori holandez Wijnaldum mund të përfundojë në Milano e kroati Brozoviç në Paris
Giorginio Wijnaldum mund të transferohet në Inter në afatin kalimtar të janarit.
Në fakt, mesfushori holandez mund të bëhet pjesë e një shkëmbimi muajin tjetër.
Drejtori Leonardo e admiron mesfushorin e Interit, Marcelo Brozoviç.
Prandaj, futbollisti kroat mund të përfundojë në “Parkun e Princave”.
Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”..
E në këmbim të tij, kampioni aktual italian mund ta marrë ish-futbollistin e Liverpoolit.
Wijnaldum kishte përfunduar në Paris si lojtar i lirë.
Por, ai mund të largohet prej aty pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi.
E Brozoviç nuk e ka vazhduar ende kontratën me Interin, e cila do të skadojë në fund të këtij sezoni.