Sampdoria në cilësinë e mysafirit, triumfon në derbin vendorë me rezultat 3:1 ndaj Genoa-s, në takimin e javës së 17-të në Serie A.
Futbollisti nga Kosova, Valon Behrami, ish reprezentues i Zvicrës, nuk u paraqit asnjë minutë.
Për Sampdorinë shënuan Gabbiadini (7' e 67') e Caputo (49') dhe për Genoan Destro (78').
Sampdoria ngjitet në vend të 14-të me 18 pikë e Genoa është e 19-ta me 10 sosh.