Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka pasur një takim me agjentin Mino Raiola sot në Torino.
Laporta është në Italia për shkak se Pedri merr çmimin e “Golden Boy”, ku edhe sfrytëzoi rastin për takime pune.
Takimin mes dy palëve e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Raporti mes Laportas dhe Raiolas është i shkëlqyeshëm ndër vite.
Raportohet se Haaland dhe Pogba kanë qenë disa nga temat e biseduara.
Kujtojmë se Raiola është agjent i dy futbollistëve të lartpërmendur.