José Mourinho pas ndeshjes së fituar nga Roma kundër Spezias drejtoi gishtin drejt gjyqtarëve për ndeshkimet e shumta që janë rezervuar për lojtarët e tij që nga fillimi i vitit: verdhekuqte janë të nëntë për faullet e kryera, por në renditjen e kartoneve, në përgjithësi, ata janë të tretët.
Special One nuk është i kënaqur me trajtimin që i rezervohet lojtarëve të tij dhe rasti i fundit është ai i Felix Afena-Gyan, i cili u përjashtua nga kartoni i dyfishtë i verdhë në fund te ndeshjes se vlefshme per javen e 17-të dhe nuk do të të jetë në dispozicion kundër Atalantës, shkruan Telesporti.
Nëse nuk ka dyshim për të verdhën e dytë, duke qenë se sulmuesi i ri e çoi topin përpara me një krah dhe më pas shkoi të brohoriste nën tribunë pavarësisht fishkëllimës së arbitrit, kartoni i parë për një kontrast sup më sup dukej shumë i ekzagjeruar.
Trajneri portugez ka dashur të vërë në dukje masat e rënda të marra ndaj skuadrës së tij dhe gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes me Olimpico shtoi dozën: “I thashë Cristantes që të jetë i qetë me arbitrin sepse ai nuk është Bonucci ose nuk është një lojtar që ka një status që mund të përballetn me arbitrin”.
Fjalë që kanë kaluar pak në radar duke pasur parasysh kohën, por që sigurisht do të diskutohen në ditët në vijim.
Leonardo Bonucci është një pikë referimi që Mourinho e ka përdorur edhe në të kaluarën, por marrëdhënia mes tij dhe mbrojtësit të Juventusit nuk ka qenë gjithmonë e përzemërt: në kohën kur ai ishte trajner i Manchester United, me rastin e ndeshjes në Torino mes Djajve të Kuq dhe Zonjes se Vjetër, të dy patën një sherr mjaft të ashpër në mes të fushës, pasi Mou iu përgjigj koreve të tifozëve të Juventusit duke e çuar dorën në vesh dhe duke imituar shenjën e Tripletes se fituar te Interi.
Megjithatë, me rastin e ndeshjes së parë, Special kishte lavdëruar mbrojtësin e Viterbos dhe shokun e tij Chiellini me fjalë shumë të ëmbla: “Duhet të mbajnë një kurs universitar në Harvard se si mbrohet. Janë fantastikë, absolutisht fantastikë”.