“Dardanët” reagojnë pas shortit të Kosovës në Ligën e Kombeve

Futboll

“Dardanët” reagojnë pas shortit të Kosovës në Ligën e Kombeve

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 19:14
Ilustrim

Sonte në Nyon të Zvicrës Kombëtarja e Kosovës mësoi kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve.

Kosova u pozicionua në Grupin 2 të Ligës C, së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Irlandës së Veriut, Greqisë dhe fituesin e ndeshjes mes Qipros dhe Estonisë, përcjell KosovaPress.

Me të mësuar shortin, ka qenë i menjëhershëm reagimi i tifo-grupit “Dardanët” të cilët përmes një postimi në “Facebook” kërkuan që të arsyetojnë përkrahjen e pandalshme të tyre ndaj Kosovës me rezultate pozitive.

“Është një borxh që kombëtarja duhet t’ia kthejë tifozëve: rikthimin e paraqitjeve të mira, së bashku me entuziazmin”, shkruante në postimin e “Dardanëve”.

“Ne ishim pranë tyre pas çdo rezultati, në çdo kohë, në çdo stinë. Tani atyre u përket ta arsyetojnë besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që kanë gëzuar nga mbarë tifozët”, shkruante më tej në postimin e “Dardanëve” në “Facebook”.

Ndeshjet e xhiros së parë të Ligës së Kombeve pritet që Kosova t’i zhvillojë nga datat 1 deri në 8 qershor të vitit 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat