Tre ultras të Milanit janë arrestuar në cilësinë personale. Hetimi u krye nga antidroga italiane dhe masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari i Milanos.
Kërkime të shumta janë duke u zhvilluar edhe në shtëpitë që i atribuohen atyre në provincat e Milanos, Bergamos, Lodit dhe Monza-Brianca.
Ata kishin sasi të mëdha droge nga Maroku dhe Amerika e Jugut dhe u arrestuan mëngjesin e sotëm në përfundim të një hetimi të kryer nga prokurori i Milanos.
Të përfshirë tre ultras dhe që i përkasin tifozerisë së Milanit, “Curva Sud”, ose ndryshe zemra e kuqezinjve që brohorasin në stadiumin “San Siro”.
Tre të dyshuar janë dërguar në burg, katër në arrest shtëpie dhe një me detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore me ndalim qëndrimi.