Derbi Tirana – Partizani është vetë historia e futbollit shqiptar. Është një përballje e nxehtë dhe plot rivalitet në fushën e blertë dhe mes dy tifozërive, ndër më të zjarrtat në vend.
Historia e derbit nis më 30 mars 1947, me të kuqtë që kanë arritur fitoren me të thellë ndaj bardhebluve, 8-0.
Që nga ky takim i parë, janë luajtur në total 162 ndeshje derbi, nga të cilat Partizani ka fituar 68, Tirana 43 dhe 51 sfida kanë përfunduar në barazim. Pavarësisht dominimit të të kuqve në ndeshjet direkte, bardheblutë janë ndjeshëm më superiore sa u përket titujve: 25/16.
Fitorja më e thellë a arritur nga Tirana daton në vitin 1985 (22 shtator), me shifrat 7-3.
Interesant fakti që të dy trajnerët, Daja dhe Shehi, janë ish-ë të mëdhenj të derbit. Trajneri i të kuqve i ka drejtuar bardheblutë në sezonin 2015-2016 dhe për pak muaj në 2016-2017, ndërsa tekniku bardheblu ka mbrojtur portë e “demave” në vitin 2005-2009.
Është nga të paktat raste që që nuk ka lojtarë të të dyja skuadrave që të jenë me statusin e ish-it në këtë derbi.