Bergomi thumbon Juventusin

Futboll

Bergomi thumbon Juventusin

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 20:24
Bergomi thumbon Juventusin

Juventus e ka mbyllur vitin 2021 me një fitore në kampionat kundër Cagliari-t që e ka çuar, pas një fillimi të vështirë të sezonit, vetëm 4 pikë larg nga vendi i katërt që mbahet nga Atalanta.

Pavarësisht ngjitjes së pozicioneve në renditje, bardhezinjtë kanë arritur të sistemojnë klasifikimin, por nuk i kanë bindur të gjithë. Një nga këta është ish-mbrojtësi i Inter-it, Beppe Bergomi.

Ka qenë kritik komenti i ish-futbollistit, i cili nuk shikon lojtarë te bardhezinjtë që meritojnë të përfshihen në top 11 e Serisë A për fazën e parë:

“Nëse do bëja skuadrën time të më të mirëve, nuk do të përfshija asnjë lojtar të Juventus-it”, ka thënë Bergomi për Sky Sport.

“Ajo që mund të them është se gjëja e rëndësishme e bardhezinjve, gjëja me të vërtetë pozitive, është se është ngjitur në renditje. Ishte ajo që duhej për të fituar besimin në vete. Për lojën vazhdoj të pres…".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat