Giovanni Simeone po zhvillon një nga sezonet e tija më të mirë në karrierë.
Me kalimin nga Cagliari te Verona, djali i Diego Simeones po përjeton një rini të dytë. Në fazën e parë të këtij sezoni të Serie A Simeone ka shënuar 12 gola dhe aktualisht pozicionohet i treti në listën e kryegolashënuesve.
Prej vitesh Giovanni Simeone aktivizohet në Serie A, por ëndrra e tij është që një ditë të mbajë veshur fanellën e Atletico Madrid dhe të stërvitet nga babai i tij El Cholo Simeone, të paktën “cholito” këtë ka lënë të kuptohet në një intervistë për mediat.
“E kam ëndërr të shkoj te Atletico Madrid. Unë jam një tifoz i atij ekipi, por çfarë kuptimi ka të mendoj për këtë?”, deklaroi Giovanni Simeone i cili foli edhe për shembujt e tij në futboll.
“Njëri është Benzema. Ai arrin të bëjë gjithçka dhe me kalimin e moshës përmirësohet. Ai hyn mirë në skemat e lojës, përshtatet me shokët e tij, zgjerohet, bën gjithçka.Tjetri është Lewandowski, një “kafshë” e zonës. Ai ka vetëm një mendim: të fusë topin në rrjetë. Dhe është e vështirë të kesh një vazhdimësi të tillë për kaq shumë vite”, përfundoi Simeone”.