Southampton u rikthye te fitorja në Premier League pas 7 ndeshjesh falë suksesit 2-3 në fushën e West Ham, një sukses edhe nën shenjën e Armando Brojës me sulmuesin shqiptar që u bë protagonist duke fituar penalltinë që solli golin e avantazhit 1-2 të shenjtorëve me Ward-Prowse, ndërkohë që Broja ishte i magjishëm edhe në disa episode të tjera.
Në fund të sfidës trajneri Ralph Hassenhutl e vlerësoi shumë pozitivisht paraqitjen e Brojës duke thurur elozhe për bomberin shqiptar.
“Nuk jam i surprizuar nga paraqitja e Brojës pasi i njoh cilësitë e tij, është shume potent dhe shumë i shpejtë me topin në këmbë. Nga ndeshja në ndeshje ai po vjen gjithnjë e më shumë në rritje.
Jam i lumtur për Armandon që fitoi penalltinë pasi nëse nuk do ta kishin penguar, ai do të shënonte”, deklaroi Ralph Hasenuttl.