Si gjithmonë afati kalimtar i janarit sjell të papritura, kështu pritet të jetë edhe ky i vitit 2022.
Disa prej futbollistëve janë në negociata me klubet e ndryshme të elitës së futbollit dhe të Ligës së Parë të Kosovës.
Ndër ta është edhe Egzon Kurteshi, prej golashënuesve më të spikatur, ka ditë që ka ndarë rrugët me KF Istogu, por negocion me disa nga skuadrat e ligës së parë që pretendojnë hyrjen në elitë.
Sulmuesi i krahut, e pranon se është në negociata por nuk jep detaje më shumë, por sipas tij, ajo skuadër që ofron kushtet më të mira, edhe do të firmos më së largu deri me 5 janar.