Inzgahi: Ky është lojtari që më ka befasuar

Futboll

Inzgahi: Ky është lojtari që më ka befasuar

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:34
Inzgahi: Ky është lojtari që më ka befasuar

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it, ka folur për lojtarët e tij në një intervistë të dhënë për Gazzetta TV.

BARELLA E DIMARCO – “Barella është një lojtar i madh, por edhe një njeri i madh. Nuk kam dyshime se do të bëhet një flamur i Inter-it, është shumë i gatshëm ndaj të gjithëve, jam i kënaqur që e kam në ekip”, ka thënë Inzaghi.

“Dimarco? Unë e quaj Dimash: isha kurioz për ta njohur dhe ka qenë një zbulim i madh, një lojtar teknik dhe inteligjent, e kupton gjithmonë pozicionin më funksional, një lojtar që do të bëjë shumë mirë”.

LAUTARO E DZEKO – “Kur është larguar Lukaku, pas pesë minutash i kam përmendur emrin e Dzeko-s Marotta-s dhe ai më ka thënë se kishte të njëjtin mendim. Jam përballur shpesh me të në Romë dhe ka qenë gjithmonë një nga sulmuesit më të fortë të kampionatit tone.

“Lautaro është një lojtar i kompletuar, që e ndien përgjegjësinë, e di se është një nga liderët, ka bërë një fazë të parë shumë të rëndësishme dhe jep gjithçka në fushë. Zemërohet kur nuk aktivizohet, por është normale”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat