Dembele buzë largimit nga Barcelonës

Futboll

Dembele buzë largimit nga Barcelonës

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 09:41
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele mund të largohet nga Barcelona në janar apo të paktën në verë, pasi bisedimet mes përfaqësuesve të tij dhe klubit për vazhdimin e marrëveshjes dështuan plotësisht këtë javë.

Bisedimet nuk shkuan siç kishte pritur klubi katalonas dhe kërkesat e Dembeles për vazhdimin e kontratës nuk u plotësuan.

Sipas mediave në Spanjë, ka mospajtime të mëdha mes palëve në propozimet për pagën.

Megjithatë, Xavi dhe drejtuesit e klubit mbesin me shpresa se marrëveshja mund të arrihet.

Marrëveshja e tanishme e Dembeles mbaron në fund të këtij sezoni, më 30 qershor, dhe ai është i lirë të bisedojë për parakontratë me klubet e tjera nga 1 janari.

Dembele kërkon pagë të cilën klubi nuk është i gatshëm t’ia ofrojë për shkak të telasheve financiare. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat