Ousmane Dembele duket se nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën.
Lojtari francez ka pasur kërkesa të çmendura për bordin e skuadrës, duke kërkuar një pagë marramendëse, që as nuk u konsiderua nga Barcelona.
Katalanët janë të lodhur nga situata me Dembele dhe kanë vendosur t’i japin dritën e gjelbër për të kërkuar skuadrën e re.
Sipas raportimeve nga Spanja, këtë situatë po e monitoron skuadra e Paris Saint Germain.
Ata pritet të bëjnë një ofertë për lojtarin, nëse edhe në momentet e fundit nuk ka përmirësim të situatës mes tij dhe Barcës.
Dembele thuhet të ketë dëshpëruar edhe Xavi Hernandez, pasi këtij të fundit i kishte premtuar se çështja e rinovimit nuk do të jetë problem.