Massimiliano Allegri nuk do të mund ta drejtojë Juventusin për ndeshjen e radhës në kampionat, atë të datës nëntë janar ndaj Romës në transfertë.
Tekniku i bardhezinjve nuk i ka shpëtuar një pezullimi një javor ndërsa pas sfidës me Napolin, teksa largohej për në dhomat e zhveshjes ka ofenduar me zë të lartë drejtorin e garës.
Kjo nuk është toleruar nga ana e Gjykatësit Sportiv dhe kështu 54-vjeçari mund ta shohë vetëm nga shtëpia ekipin e tij, ndërkohë që Allegri është ndëshkuar edhe me një gjobë prej 10.000 eurosh.
Tashmë, në ndeshjen kundër Romës vendin e tij do ta marrë asistenti Landucci, i cili duhet të motivojë nga pankina lojtarët për t’u rikthyer te fitorja pas ndalesës me Napolin.