Në kuadër të përgatitjeve për rifillimin e Abbisnet Superiore më datë 16 janar, klubet kanë nisur nga përgatitjet për të qenë në formë për pjesën e dytë të sezonit.
Në këtë pikë, një zgjidhje e mirë për të rritur performancën janë edhe ndeshjet miqësore.
Një e tillë është zhvilluar ditën e sotme në Kamzë mes Kastriotit dhe Erzenit. Ka qenë ekipi krutan ai i cili ka triumfuar në fund të 90-minutave teksa vendimtar ka qenë goli i Adolf Selmanit, futbollist që i është bashkuar Kastriotit në merkaton e janarit nga skuadra e Teutës.
Aktualisht, Kastrioti është në pozita shumë të vështira në kampionat duke u renditur në vendin e fundit me vetëm tetë pikë të grumbulluara në 15 javë të luajtura, teksa ndeshjen e radhës e luan ndaj Teutës.