Kanë përfunduar pjesët e para në shtatë ndeshjet që po zhvillohet aktualisht në FA Cup angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, Liverpooli ka arritur ta përmbysë epërsinë e Shrewsbury, ku tani është në avantazh prej 2:1.
Në epërsi prej një goli është edhe skuadra e West Ham United, e cila është duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Leeds United.
Me rezultat të njëjtë 1:0 është në epërsi edhe skuadra e Morecambes, e cila po zhvillon ndeshje si mysafire e Tottenhamit të Antonio Contes.
Të gjitha rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në FA Cup i gjeni më poshtë.
Cardiff 1 – 0 Preston
Charlton 0 – 0 Norwich City
Liverpool 2 – 1 Shrewsbury
Stoke City 1 – 0 Leyton Orient
Tottenham 0 – 1 Morecambe
West Ham United 1 – 0 Leeds United
Wolverhampton 1 – 0 Sheffield United