Chelsea ka ofruar 3.3 milionë funte për të rikthyer mbrojtësin Emerson Palmieri nga huazimi para kohe, edhe pse skuadra franceze nuk është duke lejuar.
Kampioni i Evropës kërkon një mbrojtës të krahut të majtë me patjetër, pasi Ben Chilwell ka humbur sezonin, derisa Marcos Alonso është lojtari i vetëm i mbetur në atë pozitë..
Me Chelsean që është duke garuar në pesë trofe, duke përfshirë Kupën e Botës për klube, shikuan edhe mundësinë për nënshkrimin me Lucas Digne.
Por, mbrojtësi i Evertonit preferon kalimin te Aston Villa, andaj trajneri Thomas Tuchel ka kërkuar nga klubi rikthimin e Emersonit nga huazimi.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Chelsea ka bërë dy kërkesa, derisa te kjo e fundit kanë ofruar kompensim prej 3.3 milionë funte.
Ndërkohë, në raste që refuzohet në ditët e ardhshme kjo ofertë, Chelsea do fokusohet të nënshkrimi me yllin e Barcelonës, Sergino Dest