Roma ka zyrtarizuar marrjen e Sergio Oliveira nga Porto me huazim dhe të drejtën e blerjes.
Pas zyrtarizimit të operacionit, kanë ardhur edhe deklaratat e para si verdhekuq të lojtarit:
“Është fantastike të jem këtu, në këtë klub të madh. Jam pritur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për këtë falënderoj të gjithë”, ka thënë Oliveira për faqen zyrtare të klubit.
“Kam zgjedhur Roma-n sepse ka treguar gjithmonë një interes të madh për mua. Besoj se mund ta ndihmoj ekipin. Kam folur me Mourinho-n, natyrisht çdo lojtar do të donte të punonte me të.
“Objektivat e mi? Jam këtu për të ndihmuar klubin, bashkë me lojtarët e tjerë të mëdhenj që janë në ekip. Në fund, objektivi është të fitojmë, të arrijmë objektivat si grup.
“Mesazh për tifozët? Të vazhdojnë siç bëjnë gjithmonë, të mbështesin skuadrën në çdo moment, në të mirë dhe në të keq, veçanërisht kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe të besojnë se gjërat mund të shkojnë mirë”.