Veprimi i trajnerit lë hapësirë për dyshime

Futboll

Veprimi i trajnerit lë hapësirë për dyshime

Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:02
Simone Inzaghi

Trajneri Ralf Rangnick pritet që të jetë në krye të Manchester United deri në fundin e këtij sezoni dhe më pas të marrë një tjetër rol në klub (atë të këshilluesit), ashtu si palët ranë dakord gjatë nënshkrimit të kontratës më datë 29 nëntor të vitit të kaluar.

Në këtë formë, drejtuesit e anglezëve janë duke kërkuar me qetësi për pasuesin e gjermanit për sezonin e ardhshëm ku do të kërkohet të niset një tjetër kapitull.

Sipas shtypit italian, i preferuari i Djajve të Kuq është trajneri i Inter, Simone Inzaghi. Ky i fundit po jep prova të mëdha me zikaltërit të cilët janë të suksesshëm aktualisht në kampionat dhe Europë, ndërsa sapo fituan trofeun e Superkupës ndaj Juventus.

Ndërkohë, si për të konretizuar interesimin e United, Inzaghi ka nisur një kurs anglishteje teksa 45-vjeçari e ka shprehur hapur se kërkon të jetë i përgatitur nëse një ditë i jepet mundësia për të trajnuar jashtë Italisë. Mbetet për t’u parë nëse do të jenë anglezët eksperienca e tij e parë jashtë Serisë A, ndërsa vlen të theksohet se Inzaghi është edhe në fokusin e Atletico Madrid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat