Aleksander Kolarov po e mendon pensionimin për t’iu bashkuar stafit teknik të Interit.
36-vjeçari nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme këtë sezon, duke luajtur vetëm 44 minuta përgjatë të gjitha ndeshjeve në ligë dhe Champions League në pjesën e parë të sezonit.
Një lëndim i muskujve dhe konkurrenca në krahun e majtë të mbrojtjen e kanë lënë jashtë mbrojtësin veteran.
Siç raportohet nga Calciomercato, Kolarov po e konsideron seriozisht pensionimin në muajt në vazhdim, madje edhe para përfundimit të sezonit. Ai dëshiron të qëndrojë në botën e futbollit dhe mund të punojë si agjent, por Inzaghi ka ide të tjera.
Trajneri i Interit dëshiron ta ketë në stafin teknik Kolarovin Ai momentalisht po i shqyrton të gjitha opsionet, por me shumë gjasa ai do t’i “varë këpucët| para përfundimit të këtij edicioni.