“Blues” do të mundohen ta transferojnë super-talentin e Barcelonës, klauzola e shkëputjes së kontratës së tij kushton 50 milionë euro
Chelsea është mjaft i interesuar për super-talentin e Barcelonës, Pablo Gavi.
“Blues” do të mundohen me të gjitha forcat për transferuar futbollistin spanjoll.
Për këtë siguron mediumi spanjoll “El Nacional”.
“Të Kaltrit” madje janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e kontratës së tij.
Sipas këtij mediumi, klauzola e 17 vjeçarit kushton 50 milionë euro.
Atë e pëlqen edhe Manchester City i Pep Guardiolës.
Mirëpo, Barça ndërkohë i ka hapur bisedimet për vazhdimin eventual të kontratës.
Gjiganti katalunas është i gatshëm ta blindojë atë me një kontratë afatgjate dhe me një rrogë goxha më të lartë sesa ajo aktuale.
Gavi shihet si e ardhme e “Blaugrana”, ndërsa krahasohet me legjendat si Xavi e Iniesta.