Një kthesë e papritur është shënuar në diskutimet për të ardhmen e Osman Dembelesë.
Gazeta “Sport” ka bërë me dije se situata ka ndryshuar tërësisht pas një takimi që agjenti i sulmuesit Musa Sisoko ka zhvilluar me trajnerin e Barcelonës, Ksavi Hernandez, të martën në mbrëmje.
Sipas gazetës në takimin që ka zgjatur rreth 2 orë Musa Sisoko dhe Marko Lishtajner i kanë konfirmuar trajnerit Ksavi dëshirën e Dembelesë për të vijuar me “Blaugranat”.
Ajo që pritet është një takim mes agjentëve të lojtarit dhe drejtuesve të klubit për të marrë një vendim përfundimtar.