Caicedo është lojtar i Interit

Futboll

Caicedo është lojtar i Interit

Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:26
Caicedo është lojtar i Interit

Felipe Caicedo është zyrtarisht një sulmues i ri i Interit. Kjo është deklarata e klubit zikaltër: “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje me Genoa për transferimin e lojtarit Felipe Salvador Caicedo Corozo.

Sulmuesi ekuadorian arrin te zikaltrit në formë huazimi deri më 30 qershor 2022, me të drejtë blerjeje”.

Caicedo gjen Simone Inzaghin pas të kaluarës së mirë te Lazio. Sërish bashkë, këtë herë tek Interi, duke ëndërruar gola në minutat e fundit, një specialitet i vërtetë i sulmuesit. Felipe, pak nga pak, arriti të fitojë besimin e Inzaghino në katër vitet e Lazio. Lojtar jo titullar, por shumë i rëndësishëm nga pankina.

Ekziston një imazh që mbi të gjitha përfaqëson marrëdhënien midis Inzaghit dhe Caicedo: stadiumi “Olimpico”, 8 nëntor 2020, luhet Lazio-Juve. Marusic e dërgon topin në zonë, ku mbërrin gjuajtja fituese e Caicedo.

Trajneri, me xhaketën e tij të hequr, pavarësisht temperaturës së ftohtë, del me vrap në fushë dhe shkon të përqafojë lojtarin e tij. Gëzim i pamasë, një moment i pamundur të harrohet për të dy. Ndeshja përfundon 1-1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat