Ballkani nga Theranda njofton për largimin e disa futbollistëve.
Katër lojtarë nuk do të jenë pjesë e Ballkanit por do të vazhdojnë karrierën diku tjetër.
“Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve, kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin Bleon Sekiraqa.
Ne si klub e falënderojmë Sekiraqën për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe suksese të mëtejshme në futboll.
Gjithashtu ju njoftojmë se kemi gjetur bashkëpunim me klubet nga liga e parë dhe Superliga për huazimin e lojtarëve tanë të cilët nuk kanë pasur shumë hapësirë në klub, ku presim se të gjithë do të kenë sjellje dhe punë profesionale, huazimet: Albina Berisha në Malishevë, Albin Kapra në Drenicë dhe Arbnor Halitjaha në Rahovec”, njofton Ballkani.