Përforcimi i ri i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka sulmuar ish-trajnerin e tij, Mikel Arteta.
Sulmuesi nga Gaboni në fillim të këtij muaji, iu bashkua Barcelonës nga Arsenali.
“Unë mendoj se problemi ishte tek ai (Arteta) dhe ai mori vendimin”, tha Aubameyang.
“Nuk mund të them më shumë. Ai nuk ishte i lumtur dhe kaq. Ai nuk ishte shumë i lumtur, unë qëndrova shumë i qetë dhe kaq”.
“Ishin muaj të vështirë, por mendoj se kështu është nganjëherë në futboll”.
“Nga ana ime nuk kam dashur kurrë të bëj diçka të gabuar dhe mendoj se kjo është e kaluara, dhe tani dua të mendoj për të tashmen”, theksoi ai.
Aubameyang ka nënshkruar marrëveshje me katalanasit deri në vitin 2025.