Renova nga Xhepçishti i Tetovës po tregon formë të mirë në ndeshjet miqësore në kuadër të përgatitjes për pjesën e dytë të kampionatit në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Renova e ka mposhtur me rezultat 4:2 Teteksin në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të pjesës pranverore të kampionatit.
Rrebesh gola, Renova tregon lojë më të mirë.
Shefit Shefiti është protagonist i fitores, duke shënuar tre nga katër golat për skuadrën e tij.
Goli i katërt ishte vepër e Emran Ramadanit.
Golat për Teteksin u shënuan nga Bogdanovski dhe Joglev nga penalltia.