Ndërkohë që është folur shpesh për rikthimin e Lionel Messit në Newell’s Old Boys, lojtari i PSG-së mori një telefonatë nga klubi nga Rosario në Argjentinë.
Aktuliasht, Lionel Messi është lojtar i PSG-së, pasi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023-shin me një vit shtesë opsional. Argjentinasi megjithatë e sheh të ardhmen e tij duke u kthyer shpesh në qendër të lajmeve, veçanërisht në Spanjë.
Ndërsa disa media në Spanjë e dërgojnë atë në MLS dhe Inter Miami, klubi i David Beckham, disa do të donin ta shihnin atë në klubin e tij të parë, në Rosario, Newell’s Old Boys.
Klubi argjentinas raportohet se ka telefonuar yllin e PSG-së për të diskutuar rreth se ardhmes së tij dhe duke i kërkuar rikthimin aty ku nisi gjithçka për sulmuesin.