Januzaj starton nga minuta e parë!
Me fillim prej orës 18:30 luhet ndeshja Real Sociedad-Granada, e vlefshme për xhironë e 24 në La Liga.
Dy skuadrat futen me të njejtin synim në këtë ndeshje, të arkëtojnë pikët e plota, për Sociedadin të vazhdojë luftën për top katërshe, kurse Granda të shkëputet nga pjesa e poshtme e tabelës.
Dy shqiptarët, Adnan Januzaj dhe Myrto Uzuni, startojnë nga minuta e parë për ekipet e tyre përkatës.