Sulmuesi i Kombëtares largohet nga skuadra kroate

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares largohet nga skuadra kroate

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 10:56
Sulmuesi i Kombëtares largohet nga skuadra kroate

Eros Grezda dhe skuadra e Osijekut “divorcohen” në ditën e Shën Valentinit, që karakterizohet si dita e të dashuruarve.

Sulmuesi i Kombëtares dhe klubi kroat kanë ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën.

26-vjeçari ishte i huazuar te ekipi hungarez i Zalaegerszegisit dhe u rikthye sërish te Osijeku pas përfundimit të huazimit, por mesa duket rrugët e tyre u ndanë aty.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e skuadrës hungareze ai në kampionat u aktivizua gjithsej në 5 ndeshje nga ku realizoi dhe një gol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat