Oferta e Milanit

Futboll

Oferta e Milanit

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 15:52
Oferta e Milanit

Zlatan Ibrahimoviq nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Bomberi i Milanit do festojë 41-vjetorin e lindjes në muajin shtator, teksa drejtuesit e Milanit kanë përgatitur rinovimin me një tjetër vit.

Dëmtimet e shpeshta kanë ndikuar që “Djalli” t’i propozojë Ibra zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2023 me një pagë fikse prej 3 milionë eurosh në sezon, katër më pak sesa fiton momentalisht.  Gjithsesi, në kontratën e re do të ketë disa klauzola që lidhen me numrin e ndeshjeve të luajtura dhe golat e shënuar, që do e çonin në 5 milionë euro pagën sezonale të liderit të kuqezinjve.

Ibra po mendohet dhe mediet italiane raportojnë se vendimin përfundimtar do e marrë pas ndeshjeve “play-off” të Suedisë në mars. Kombëtarja nordike do të sfidojë Çekinë (24 mars) dhe fituesin e çiftit Rusi-Poloni për t’u kualifikuar në Botërorin Katar 2022.

Ibra është i pezulluar për takimin ndaj çekëve. Nëse ai dhe Suedia ia dalin të sigurojnë një biletë për në Kupën e Botës, kompeticion ku goleadori do të marrë pjesë me çdo kusht, do të shtoheshin mundësitë që ai të pranonte kushtet e Milanit për të rinovuar.

907 minuta është aktivizuar Ibrahimovic këtë sezon me skuadrën e Stefano Piolit në kampionatin italian, duke shënuar 8 gola dhe dhuruar dy asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat