Mbappe i vendos kushte PSG-së

Futboll

Mbappe i vendos kushte PSG-së

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 11:05
Mbappe i vendos kushte PSG-së

Paratë nuk janë gjithçka për Mbapenë. Sulmuesi i PSG-së i ka vënë të tjera kushte shtesë klubit për të firmosur një kontratë të re.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, sulmuesi i kombëtares franceze kërkon që të ketë një rol më kryesor në ekip dhe kjo fillon që nga pozicioni në fushën e lojës.

Për më tepër, ai ka kërkuar që t’i jepet prioritet edhe në gjuajtjen e penalltive, që mund të përmirësojnë statistikat e tij. Gjithashtu, Mbape ka kërkuar më shumë disiplinë në klub ndaj amerikano-jugorëve, të cilët sipas tij kanë shumë privilegje në dhomat e zhveshjeve ndaj lojtarëve të tjerë.

Reference e qartë për dyshen Mesi-Nejmar, që trajtohet ndryshe nga të gjithë futbollistët e tjerë të PSG-së.

Ndërkaq, Mbape ka kërkuar dhe largimin e Serxhio Ramosit, sepse sipas tij mbrojtësi spanjoll nuk mund t’i ofrojë asgjë më shumë PSG-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat