Në shtëpinë e Tottenham-it ka një gëzim të madh pas fitores të arritur në kampionatin anglez kundër Manchester City-t të Pep Guardiola-s.
Në festën e Spurs ka marrë pjesë edhe Rodrigo Bentancur, mesfushor uruguaian, i marrë në merkaton e dimrit nga Juventus-i. Vetë lojtari ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me kalimin e tij në Premier League.
24-vjeçari ka rrëfyer për Sky Sports se ka folur me Luis Suarez dhe Edinson Cavani-n, bashkatdhetarët e tij, për t’u kërkuar disa këshilla para transferimit në futbollin anglez.
“Suarez më ka thënë se do të ishte një lëvizje e madhe për mua dhe se do të më ndihmonte profesionalisht dhe personalisht. Nëse do të më duhej diçka, ishte i gatshëm të më ndihmonte. Edhe Edinson Cavani më ka këshilluar.
“I kam kërkuar një këshillë edhe pse do të jetë një kundërshtar i yni dhe më ka thënë se është një kampionat spektakolar dhe se do të më kishte dhënë shumë. Të dy kanë thënë se është një kampionat fantastik.
E dija se ishte një hap i madh përpara në karrierën time, kështu që ishte shumë e rëndësishme të merrja informacione”.