Paraqitja shumë e mirë e bërë nga Dejan Kulusevski kundër Manchester City-t në Premier League ka befasuar shumë persona, por jo Antonio Conte-n.
“Paraqitja e Dejan nuk më ka befasuar, sepse e kam kërkuar qëkur isha tek Inter-i.
Praktikisht i kam dhënë një sugjerim Paratici-t; nuk e mori për të përforcuar Juventus-in, por vetëm për të më dëmtuar mua”, ka thënë trajneri i Tottenham për Standard Sport.
“Një strategji merkatoje, ndoshta në atë moment Juventus-i ishte më e fortë se ne në merkato.
Paratici kishte provuar edhe të merrte Lukaku-n për Juventus-in, sepse e dinte shumë mirë se më pëlqente dhe e doja në skuadrën time”.